Në Kosovë
Amerikanëve dhe shtetasve të UE nuk iu nevojitet viza, dhe mund të qëndrojnë në Kosovë për periudhë të pacaktuar kohore. Shtetasit e vendeve tjera që kontribuan ne rindërtimin e Kosovës po ashtu nuk iu nevojitet viza, megjithëse Kosova po fillon me implementim e regjimit strikt të vizave. Ju mund të hyni në Kosovë nga kufiri verior me Serbinë nga Mitrovica veriore. Nga Mali i Zi mund të hyni duke kaluar nga Rozhaja në Pejë. Nga Maqedonia mund të kaloni me autobus në Prishtinë. Ka kufi edhe nga Presheva e Serbisë. Nga Shqipëria mund te hyni nga Prizreni.
Nga Kosova
Ekzistojnë fluturime direkt nga Aeroporti Internacional i Prishtinës për në Londër, Cyrih, Gjenevë, Goteborg, Kopenhagë, Vjenë, Hamburg, Hanover, Dyseldorf, Berlin, Frankfurt, Munih, Shtutgart, Bremen, Romë, Verona, Lubjana, Budapest, Tirana, Istanbul dhe Antalja. Ka lidhje direkt me autobus për në shumë qytete të Gjermanisë, Zvicrës, Belgjikës, Shqipërisë, Bulgarisë, Turqisë, Maqedonisë, Bosnjës, Malit te Zi dhe Serbisë.
Nëpër Kosovë
Autobusi – mund ta shfrytëzoni për udhëtim brenda qytetit (duhet te paguani 0.40 EUR në hyrje), gjithashtu edhe komunikimi më i mirë mes qyteteve është lidhja e autobusëve.
Taxi – mund ta shfrytëzoni për udhëtim kudo.