INFORMATA PËR DHOMA
Ne jemi shumë të angazhuar, që ju të ndiheni tek ne sa më mirë. Një rëndësi e veçantë i është kushtuar pajisjeve të dhomave dhe të suitave. Kompozimi i gjithë ngjyrave në mënyrë harmonike duke krijuar një atmosferë relaksuese dhe të hijshme.
Për t’iu përmbajtur standartit të një hoteli ekologjik, dhomat janë konceptuar të vogla por me shije, për ta ruajtur gjurmën ekologjike sa më të vogës të jetë e mundur.
Të gjitha dhomat sigurojnë një pamje kah malet madhështore, gjelbërimi i bujshëm që siguron reduktimin e stresit.
MUNDËSITË E HOTELIT
Për këtë qëllim ditët e pushimit, të qetësimit dhe ripërtëritjes në Hoteli ekologjik natyror Magra jane një shlodhje e mirëfilltë dhe mundësojnë forcimin e shëndetit në prehje absolute në atë skenë fantastike malore!
USHQIMI DHE PIJET
Forconi shëndetin tuaj me gatimet tona të shijshme dhe ujin e pastër të burimit!
Shijoni në një atmosferë të këndshme ushqimin dhe pijet e shëndetshme, të përgatitura nga prodhime natyrore të bujqve të zonës, të sigurta e me cilësi të lartë.
Mishi, vezët, prodhimet e qumështit dhe peshku përpunohen e shërbehen me pasion e përzemërsi. Një kujdes i ve+antë i kushtohet mirëqenies së kafshëve, nga ku sigurohen këto ushqime. Të gjitha ushqimet janë të pamodifikuara gjenetikisht. Menyja përmban të dhënat përkatëse mbi burimin e sigurimit të lëndëve ushqimore.
Brenda mundësive shërbehen në pjatë fruta dhe perime të stinës. Ushqimet, për të cilat duhen kapërcyer rruge të gjatë transporti janë shmangur me vetëdije. Koritat e drunjta të mbjella me erëza sigurojnë përdorimin pa përjashtim të erëzave të freskëta.
Për festa dhe raste të veçanta ne mund të përgatisim më kënaqësi një meny të zgjedhjes suaj. Dëshira tuaja do të përmbushen prej nesh me plot fantazi.
Të dhëna të mëtejshme mbi javët dhe aktivitetet kulinarike, të organizuara përgjatë gjithë vitit si „Udhëtim kulinarik kosovar“, „Java kulinarike austriake“, „Java e gatimeve me mish qingji“, etj., mund t’i gjeni në faqen tonë virtuale – rezervimi është i domosdoshëm!
RREGULLAT E HOTELIT
Hyrja bëhet në 24h.
Anulimet bëhen 24h përpara.
Mëngjesi është i përfshirë në çmim.
Çmimet përfshijnë edhe TVSH.