Hapat

KËRKO DHOMAT



Harta

Informatat kontaktuese
Adresa:
Korishë, Prizren~Suharekë në kilometrin e 5-të Prizren, Kosovë
Tel:
+377 44 484 104
+386 49 633 133
Fax:
+381 29 247 381
Email:
info@hotelalbes.com
Web:
www.hotelalbes.com
Hotel Albes
Hotel Albes ndodhet në Korishë, vetëm 5 kilometra nga Prizreni drejt Prishtinës. Ka një ambient çlodhës me një enterier të përkryer me gjithsej 28 dhoma – apartmane të cilësisë së lartë me stil unik dhe modern, në mënyrë që ju të ndiheni qetë dhe mirë sikur në shtëpinë tuaj.
INFORMATA PËR DHOMA
Dhomat kanë: kondicioner ajri, telefon, internet, TV, mini bar, banjo, vaska me hidromasazh (jakuzi) dhe 24 orë shërbim të dhomës.
Dhoma
Përshkrimi
Çmimi
Apartamente
Apartmanet kanë krevat dopio dhe paradhomën
60€
Njëshe
Dhomat njëshe kanë nga një krevat
40€
Dopio apo dyshe
Dhomat dopio kanë krevat dopio Dhomat dyshe kanë dy krevate njëshe ndaras
45€
MUNDËSITË E HOTELIT
Hoteli ofron mundësi të ndryshme si psh. 24 orë shërbim të dhomës, sallë për konferenca dhe ahengje, ashensor, lobby bar, parking, qasje interneti, xhakuzi, telefon dhe TV.
USHQIMI DHE PIJET
Në restorantin Albes, ju do të gjeni kënaqësinë e specialiteteve të ndryshme evropiane dhe vendore, verërat më të njohura Franceze, Italiane, Spanjolle etj si dhe kënaqësinë e ambientit të përkryer që ju ofron qetësi dhe relaksim. Në Lobby Bar mund të shërbeheni me të gjitha llojet verërave, pije të ndryshme freskuese dhe të ngrohta dhe shërbimin të lartë të personelit.
RREGULLAT E HOTELIT
Orari i hyrjes është 24 orë. Mëngjesi shërbehet falas për klientët prej orës 07.00 deri në 10.00.
Çmimet përfshijnë edhe TVSH. Ekstra shtrat (për fëmijë deri në 7 vjeç): 0 €. Extra shtrat: cmimi 20 euro
FOTO GALERIA