INFORMATA PËR DHOMA
Dhomat kanë banjë private, minibar , TV kabllovik, ballkon, kondicioner ajri, tharëse flokësh, telefon, alarm zjarri, si dhe është i mundur shërbimi i dhomës dhe shërbimi i mëngjesit në dhomë.
Dyshe
Dhomat dyshe kanë dy krevate njëshe ndaras
50€
Dopio
Dhomat dopio (VIP) kanë krevat dopio dhe dhomë të ndejës/punës
70€
Villa Standarde
Villat standarde kanë një dhomë fjetjeje me krevat dopio si dhe një dhomë ndjeje me kapacitet për fjetjen e 3 personave
70€
Villa Premium
Villat Premium janë 2 katëshe dhe kanë 2 dhoma fjetjeje si dhe një sallon
90€
MUNDËSITË E HOTELIT
Hoteli ofron mundësi të ndryshme si psh. qasje interneti, parking, dhoma ndejash dhe takimesh, qendër biznesi, 24 orë sigurim, ashensorë, xhakuzi, shërbim larjesh/tharjesh të rrobave, shërbim hekurosjesh të rrobave si dhe kopsht me lodra për fëmijë.
USHQIMI DHE PIJET
Ky hotel ka 2 Restorante ekskluzive me ambiente të mbyllura dhe të hapura. Restorantet moderne ofrojnë shërbime profesionale dhe ushqim për mysafir me shije të hollë. Kuzhina ofron meny tradicionale. Restoranti është i hapur prej 7 të mëngjesit gjer në 12 të mbrëmjes.
RREGULLAT E HOTELIT
Orari i hyrjes dhe daljes është 24.00 h.
Rezervimet bëhen së paku 48 orë më herët.
Mëngjesi është i përfshirë në çmim.
Çmimet përfshijnë edhe TVSH.