Hapat

KËRKO DHOMAT



Harta

Informatat kontaktuese
Adresa:
Rr. Veternik n.n
Tel:
+ 381 38 55 77 00
Fax:
+ 381 38 55 77 00
Email:
rezervimet@gmail.com
Web:
Hotel Gorenje
Hotel Gorenje është hotel luksoz i cili gjendet në lagjen Veternik të Prishtinës. Është i ndërtuar në vitin 2005, gjendet në qendrën “Gorenje”, dhe ka 18 dhoma. Hotel Gorenje ofron dhoma ekskluzive, restorant kulminant, vendparkim të madh, tarracë me pamje të mrekullueshme, qendër biznesi për mbledhje apo seminare, sallë konference me 100m2, 65 ulëse, foltore, videoprojektor, dhe zërim të nivelit të duhur.
INFORMATA PËR DHOMA
Dhomat kanë banjë private, minibar , TV kabllovik, ballkon, kondicioner ajri, tharëse flokësh, telefon, alarm zjarri, si dhe është i mundur shërbimi i dhomës dhe shërbimi i mëngjesit në dhomë.
Dhoma
Përshkrimi
Çmimi
Dopio apo dyshe
Dhomat dopio kanë krevat dopio ndërsa dyshe kanë dy krevate njëshe ndaras
101€
MUNDËSITË E HOTELIT
Hoteli ofron mundësi të ndryshme si psh. qasje interneti, parking, dhoma ndejash dhe takimesh, qendër biznesi, 24 orë sigurim, 2 ashensorë, xhakuzi, shërbim larjesh të rrobave, shërbim tharjesh të rrobave, shërbim hekurosjesh të rrobave si dhe kopsht.
USHQIMI DHE PIJET
Ky hotel ka gjithashtu Restorantin ekskluziv. Restoranti modern ofron shërbime profesionale, dhe ushqim për shije të hollë. Kuzhina ofron meny evropiane. Restoranti është i hapur prej 7 të mëngjesit gjer në 12 të mbrëmjes.
RREGULLAT E HOTELIT
Orari i hyrjes dhe daljes është 24.00 h.
Rezervimet bëhen së paku 72 orë më herët.
Mëngjesi është i përfshirë në çmim.
Çmimet përfshijnë edhe TVSH.
FOTO GALERIA