Hapat

KËRKO DHOMAT



Harta

Informatat kontaktuese
Adresa:
Prishtina - Skopje Highway
Tel:
+381 38 588 888
Fax:
+381 38 588 888
Email:
contact@emeraldhotel.info; reservation@emeraldhotel.info
Web:
www.emeraldhotel.info
Hotel Emerald
Hotel Emerald është një hotel i ndërtuar me shumë shije, që ofron një eksperiencë befasuese intime. Zgjidhni nga një gamë e gjerë e dhomave dhe suitave, të projektuara për të ju bërë të ndjeheni si në shtëpinë tuaj. Stafi shërbyes i hotelit, është i trajnuar për të parë çdo nevojë tuajën dhe vëmendje në detaje. Duke ofruar një listë të gjerë të shërbimeve, hapësira e gjerë e akomodimit të hotelit tonë dhe stafi profesional janë aty për të kënaqur edhe udhëtarin më të stërholluar. Nëse jeni këtu për një ditë ose një javë gjatë udhëtimit tuaj të biznesit, besoni në mikpritjen e ngrohtë të Hotel Emerald, i cili do të ju bëjë vizitën tuaj të këndshme, nga fillimi deri në fund.
INFORMATA PËR DHOMA
Hotel Emerald ka 72 dhoma elegante mysafirësh, duke përfshirë edhe 7 apartamente të bollshme (64 Dhoma standarde, 1 Dhomë hendikepësh, 6 Suita Junior, 1 Suitë Ekzekutive). Për komoditetin e mysafirëve tanë, ne ofrojmë dhoma standarde luksoze dhe suita të gjëra. Të gjitha dhomat e akomodimit posedojnë banja elegante, internet wireless, TV me kabllo Premium dhe kanale ndërkombëtare, kondicioner ajri, radio alarm-orë, telefon, mini bar, tharëse flokësh dhe mjete për hekurosje.
Dhoma
Përshkrimi
Çmimi
Dhomë njëshe
89€
Dhomë dopio
109€
Suitë Junior
160€
Suitë Ekzekutive
395€
MUNDËSITË E HOTELIT
Hotel Emerald ju ofron internet wireless, dyqan suveniresh, qendër fituesi, zyrë transporti, zyrë për aktivitete/zbavitje vizitorësh, shërbime larjeje dhe pastrim kimik, parking, hapësirë ahengu, dhomë konference, dhomë seminaresh, dhomë takimesh, shërbime individuale biznesi, shërbim në dhomë, masazhe sipas kërkesës, bar dhe vendpritje, recepcion 24 orësh, kondicioner ajri, dhomë bagazhi, mëngjes në dhomë, pishinë të brendshme, saunë, banjë turke, xhakuzi, zonë aterrimi për helikopter etj.
USHQIMI DHE PIJET
Tre restorante, me shërbim nga kuzhina të ndryshme (Restorant mëngjesi dhe dreke, Restorant VIP, Restorant rostiçeri).
RREGULLAT E HOTELIT
Hyrja bëhet në orën 15.00 dhe dalja në orën 12.00.
Anulimet bëhen 24 orë para.
Mëngjesi dhe SPA janë të përfshira në çmim.
Të gjitha çmimet përfshijnë TVSH.
FOTO GALERIA