INFORMATA PËR DHOMA
Secila prej 141 dhomave dhe suitave ofrojnë një akomodim të rehatshëm, me pajisje luksoze në banjo, të një teknologjie të lartë dhe pamje të bukur të qytetit të Prishtinës.
Në suitat dhe dhomat, siç janë: ``Dhomë Biznesi``, ``Dhomë Luksoze``, ``Suitë Mbretërore`` dhe ``Suitë Presidenciale``, mysafirët do t`i përjetojnë standartet më të larta të shërbimit dhe akomodimit. Ato posedojnë banjo, tavolinë pune me Wi-Fi, 3 linja telefonike, iPod, kondicioner ajri, TV, Jakuzi, Sauna etj.
Suitë Presidenciale
1882€
MUNDËSITË E HOTELIT
Përveç akomodimit, hoteli ofron edhe kate ekzekutive me çasje në 4 Restorante dhe Bare, si dhe Klubin Swiss Diamond, Qendër Wellnesi (përfshirë palestër dhe Jacuzzi), i pari i këtij lloji në Kosovë, me një sipërfaqe rreth 1200 m2, rrjetin Wireless në të gjitha dhomat e hotelit si dhe shërbim në dhoma 24 orë.
Me një hapësirë prej 1200 m2, SPA qendra ofron një gamë të gjerë shërbimesh sa i përket relaksimit, fitnesit, mirëmbajtjes dhe mirëqenies trupore e mendore.
Disa prej tyre janë: Sauna me rreze infra të kuqe, Sauna Finlandeze, Sauna me Kripë, Banjë Turke (Hamamet), Hidro Masazhë, Shpella e Akullt, Tretmanët e Fytyrës, Masazhë Aromaterapeutike, Masazhë Terapeutike, Refleksologji të Shputave, Masazhë Relaksuese, Banjë me Avull, Solariume, Tretmanë për trup, etj.
Dhe nëse dëshironi ta keni trupin tuaj në formë, atëherë e vizitoni pishinën dhe qendrën e fitnesit, që ofron pajisjet e duhura dhe trajnerë personal.
Poashtu ka 6 dhoma konferencash të madhësive te ndryshme, nga dhoma e madhe e vallëzimit deri te dhomat e vogla të mbledhjeve.
USHQIMI DHE PIJET
Restoranti ``Iliria`` ofron një eksperiencë të veçantë në vete, duke iu ofruar mysafirëve një meny të pasur me specialitete të përgatitura nga kuzhinierë të njohur ndërkombëtarë.
Në Swiss Diamond, Baret dhe Koktejet janë vende të cilat duhet të vizitohen në Prishtinë, atmosfera e këndshme dhe elegante, koleksioni i rrallë i verërave dhe pijeve alkoolike, i'u bënë që ta kuptoni se çfarë jetë e mirë, është mbi të gjitha.
RREGULLAT E HOTELIT
Hyrja dhe dalja nga hoteli bëhet gjatë 24 orëve.
Anulimet bëhen 24 orë para.
Mëngjesi dhe Wellnes janë të përfshira në çmim.
Fëmijët në dhomën e prindërve (0-6 vjeç) pa pagesë.
Fëmijët në dhomën e prindërve (7-12 vjeç) me pagesë prej 19 €.
Mbajtja e kafshëve lejohet në hotel, me pagesë prej 29 €.
Parkingu me pagese prej 12 €
Të gjitha çmimet në web përfshijnë TVSH.