Hapat

KËRKO DHOMAT



Harta

Informatat kontaktuese
Adresa:
Rr. Brigada nr. 123
Tel:
+ 377 44 184 235
Fax:
+ 381 29 72 067
Email:
hotelrozafa@hotmail.com , contact@hotelrozafa.com
Web:
www.hotelrozafa.com
Hotel Rozafa
Hotel Rozafa gjendet vetëm 5 minuta larg qendrës së qytetit, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë së parkut të qytetit. I ndërtuar në vitin 2002, ka 3 kate, me gjithsej 20 dhoma të mobiluara në mënyrë elegante me ambient luksoz. Ka mjedise çlodhëse me një larmi ofertash për ditët tuaja të veçanta, seminare apo mbledhje, mjedise të cilat janë të pajisura me mjete moderne për të lehtësuar sado pak transmetimin e informacioneve gjatë mbledhjes dhe seminareve. Qëndrimi në Hotel Rozafa ofron një përvojë të gëzueshme dhe të paharrueshme. Në te do të gjeni të kombinuar mirë rehatinë dhe qetësinë.
INFORMATA PËR DHOMA
Dhomat kanë banjë, TV me antenë satelitore, ballkon, minibar, tharëse flokësh, alarm zjarri, internet, gazeta, si dhe shërbimi i dhomës dhe shërbimi i mëngjesit në dhomë.
Dhoma
Përshkrimi
Çmimi
Njëshe
Dhoma për një person.
15€
Dopio
Dhomat për dy persona.
20€
Familjare
Dhoma për tre persona.
30€
Presidenciale
Dhoma e fjetjes me paradhomë.
55€
MUNDËSITË E HOTELIT
Hoteli ofron shërbime të ndryshme si psh: parking, internet, dhoma ndejash dhe takimesh biznesi, mundësi banketesh, 24 orë sigurim, sef recepcioni, dhe konvertim parash.
USHQIMI DHE PIJET
Ky hotel ka Restorantin dhe Barin. Restoranti ofron shërbime të kualitetit të lartë, meny të begatshme nga kuzhina tradicionale shqiptare dhe ajo evropiane. Orari i punës së restorantit është prej 07.00 h gjer 23.00 h.
RREGULLAT E HOTELIT
Orari i hyrjes është bëhet 24.00h.
Anulimi duhet të bëhet 2 orë para arritjes.
Mëngjesi është i përfshirë në çmim.
Çmimet përfshijnë edhe TVSH.
Extra shtrat (për të rriturit): 10 EUR
Extra shtrat (për fëmijë deri në 12 vjeç): 10 EUR
FOTO GALERIA